|
Living
Room Show nisi nga dėshira e mirė e themeluesve tė saj, pėr tė
sjellė edhe nė Shqipėri, traditėn e koncerteve live. Ky qėllim nisi
tė marrė jetė, pikėrisht atėherė kur u mendua se rruga pėr tė
depėrtuar aty ku duhej, ishtė mėsuar tashmė. Living Room Show, ėshtė
pėr momentin i vetmi promotor shqiptar, i cili tentativėn pėr
organizimin e koncerteve, e ka shndėrruar nė njė zbatim real tė
kėtyre planeve. Qėllimi I LRSh, ėshtė tė bėjė traditė organizmin e
kėtyre koncerteve dhe ta shtrijė atė, jo vetėm nė legjendat e vjetra
tė muzikės, por edhe tek grupet dhe artistėt e kohės, pėrfshirė edhe
muzikėn elektronike, tė shndėrruar nė modėn dhe tendėncėn e viteve
tė fundit. Pas koncerteve tė para, suksesi i tė cilėve, ėshtė mėse
evident, miqtė dhe dashamirėsit e muzikės, tė tjera surpriza i
presin. |
|
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Te izoluar prej dekadash me rradhe, shqiptaret ndjejne "uri" dhe "etje"
per shumecka qe popujt ne bote e kane kaluar po kaq dekada me pare,
apo ndoshta edhe me shume.
Ja pse lajmi per koncertin e Europe, ne fillim u mor si lajm i
shperndare ne tavolina te zhurmshme kafenesh. Askush nuk mund ta
besonte qe e famshmja "Final countdown", te cilen shqiptaret e
kishin edhe si nje prej himneve qe shoqeruan ndryshimet e viteve
'90, do te luhej live pikerisht ne kryeqytetin e rremujave te ketyre
viteve.
Ne 18 janarin e ketij viti, portretet e Europe do te shkelqenin nen
tavanin e salles se madhe te Pallatit te Kongreseve, i cili zor se
mund te quhet me i tille. Nje Pallat i vertete Koncertesh, do te
mirepriste ne hapesiren e tij, nje grup te renditur me jave te tera
ne maja billbordesh, perfshire edhe ate te Shteteve te Bashkuara te
Amerikes, si edhe qindra spektatore, te medhenj e me pak qe sebashku
ne kor, do te kendonin diskografine e famshme te Europe.
Ky koncert nuk qe surprize vetem per ata qe ishin prezent, por edhe
per vete pjesetaret e rock bandes, te cilet me Shqiperine i lidhte
nje njohje minimale, thuajse inekzistente. E megjithate, te habitur
nga pritja shqiptare, ata s’kane mundur ta fshehin ekzaltimin ne te
cilin u perfshine, madje ua kane bere me dije te gjithe fanseve ne
mbare boten, neprmjet nje pershkrimi ne faqen e tyre zyrtare ne
internet, ku nuk mungoi edhe deshira per nje rikthim te mundshem.
Hi Blendi
A GREAT THANK YOU!
It was a pleasure to visit Albania. The hospitality and service you
gave us was excellent! Looking forward to come back! i will get some
CD“s and send to you asap.
Please also send my regards to all of your staff and associates!
All the best,
Staffan Lindahl
Europe
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Nje grup, me nje karriere thuajse 40 vjecare, do te prekte
Tiranen. Ata ishin Deep Purple, tundimit per te cilet shqiptaret nuk
i rezistonin dot as ne koherat e erreta te izolimit. (Mbaj mend disa
dasma te vitit '88, ku pjesetaret e orkestres luanin per dasmoret te
famshmen Smoke on the Water, megjithese ne nje variant pak ndryshe.
Atehere quhej "dans")
Nje tjeter pritje spektakolare, e nxitur po nga ajo "uri" dhe "etje"
qe diskutuam edhe per koncertin e shkuar. Nje kor masiv, i perbere
nga ish gjimnazistet e studentet e viteve '80-'90, por edhe atyre te
sotmeve, muzikante qe atehere aspironin te benin historine e muzikes
rock ne Shqiperi, jo me aq "qafeleshe" sa atehere, por me te njejtin
pasion per muziken, ishin aty, te gjithe se bashku, me te njejtin
qellim: Per te pare nga afer, ate qe iu ishte mohuar per ta pare
qofte edhe prej se largu.
As ne kete koncert nuk do te mungonte habia e bandes se famshme per
njohjen e diskgrafise se tyre nga shqiptaret.
As edhe nje cd e vetme e dokumentuar per Deep Purple, si e shitur ne
Shqiperi, e megjithate, kjo nuk do ta pengonte menaxherin e Purple
te shprehej me falenderime per organizatoret, per publikun, e
padiskutim deshira per t'u kthyer nje dite.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dear Blendi,
I'd like to take this moment to thank all of your Team for the
excellent presentation of the Deep Purple Concert in Tirana.
Job well done and i look forward to seeing you in the future.
Best Wishes and Be Lucky
Ian ”Spider¢ Digance
Deep Purple
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ne 13 qershor, nje koncert gjigand pritet te organizohet ne
stadiumin kombetar "Qemal Stafa", ku nje nga artistet italiane me te
dashur ne Shqiperi, Zucchero do te performoje live, se bashku me nje
bande te madhe prej thuajse 15 vetesh. Lajmi eshte bere I ditur
vetem pak dite me pare. Zucchero, e ka per te dyten here viziten e
tij ne Shqiperi, por ndryshe nga hera e pare, ku ka kenduar play
back ne Festivalin e Dhjetorit, kete rradhe emocionet jane ndryshe.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Vetem nje jave pas Zuccheros, nje tjeter artiste, irlandeze, ka
konfirmuar pjesemarrjen e saj ne nje koncert live ne Tirane, ne
daten 19 qershor. Eshte ish pjesetarja e grupit Cranberries, (te
njohur me Zombie, Animal instinct, Just my imagination etj) Dolores
O'Riordan. Mos u zhgenjeni! Edhe pse Dolores eshte ndare nga grupi,
ajo vazhdon te kendoje superhitet e The Cranberries.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ata qe nuk jane te apasionuar pas muzikes rock dhe derivateve te tij,
nuk kane pse ndjehen te perjashtuar nga organizimi i ketyre
koncerteve, pasi 30 qershori do te mbledhe se bashku te gjithe
adhuruesit e muzikes elektronike, pasi nje grup mjaft i njohur i
kesaj rryme, do te kete performacen e tij. Eshte grupi gjerman
Schiller, mjaft popullor edhe ne Shqiperi, me I feel You, Dream of
you etj.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Askush nuk e harron jehonen e filmit te famshem Blues Brothers, po
sigurisht edhe kolonat zanore te ketij filmi, i cili ndiqet me po aq
endje edhe sot. 24 korriku do te prese ne Tirane grupin Blues
Brothers, pjesetar I te cilit ka qene edhe aktori i madh me origjine
shqiptare, Jim Belushi.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
12 tetori do te sjelle ne Tirane, grupin belg Vaya Con Dios, krijuar
ne vitin 1986. Ata kane shume hite te njohura nderkombetare,
perfshire edhe publikun shqiptar, midis te cilave spikasin, "Just a
friend of mine" , "Nah neh nah", "Puerto Rico", "Don't cry for
Louie", etj. Jane autore te 8 albumeve, nga viti 1988 deri ne 2006,
16 single-ave e mijera koncerteve ne mbare boten. Kane shitur mbi 7
milion albume dhe 3 milion single gjate ketyre viteve. Suksesi i
tyre prek edhe Tiranen ne 12 tetorin e ketij viti. |